Neymar ka kërkuar shitjen e shokut të tij të skuadrës, Edison Cavani nga Paris Saint Germain.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, braziliani kërkon padyshim të jetë lideri i skuadrës dhe fjalës së tij askush të mos i dalë kundër.

Ajo që  ndodhi në ndeshjen me Lyon kur uruguajani nuk ia la penalltinë ta gjuante ylli brazilian, këtë Neymar nuk ka mundur ta tolerojë, madje  duke i kërkuar stafit menaxherial të ekipit francez ta shesë Cavani-n.

Marrëdhënia e tyre duket e pamundur tani pas fitores 2-0 përballë Lyon. Madje thuhet se Neymar i ka komunikuar edhe presidentit Nasser Al-Khelaifi se bashkëpunimi i tij me Cavani-n është totalisht i pamundur.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb