SIRI– Luftëtarët siranë të cilët luftojnë kundër regjimiit të Bashar Al Assadit kanë shpikur armën më të re.

Arma është quajtur ‘Borkan’ (‘Volcano’) të cilat janë të ndërtuara nga bombolat e gazit, dhe mund të qëllojnë katër predha në një kohë me një distancë deri në 2 kilometra.

Fotografitë janë zbuluar nga luftëtarët të Frontit al-Shamiyah në Aleppo të cilët dje i kanë lansuar raketat në drejtim të forcave besnike të presidentit Bashar al-Asad.

Fronti u formua më shumë se dy muaj më parë pasi grupet rebele që luftonin në krahinën veriore të Sirisë Aleppo ranë dakord të formojnë një aleancë.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se mbrëmë një grup i armatosur sulmuan një pikë kontrolli të ISIS në qytet, pranë kufirit me Irakun.

Ndërkohë, sot, dy grupe aktivistësh thanë se sulmet ajrore siriane qeveritare në një periferi ë kryeqytetit kanë vrarë të paktën dhjetë vetë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: