Vepra Kombëtare e Shpëtimit Dukesha e Madhe Charlotte, që financohet nga të ardhurat e lotarisë luksemburgase, dha sot 12,6 milionë euro për financimin e projekteve të integrimit të refugjatëve që jetojnë në Luksemburg.

Iniciativa e quajtur “Mateneen” (së bashku), zgjodhi 80 projekte nga shoqëria civile, që synojnë të afrojnë popullsinë luksemburgase dhe këta të ardhur të rinj.

Në kuadër të planit evropian të miratuar në shtator 2015, Luksemburgu, vendi më i pasur në Evropë, është angazhuar të presë 433 azilkërkues nga Italia dhe Greqia në dy vite.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb