TIRANE- Luleradhiqja është një bimë e njohur që në kohët e lashta për vetitë dhe përfitimet prej saj, e cila është përdorur edhe si përbërës për recetata të shijshme dhe origjinale.

Kjo bimë është e njohur për vetitë e saj medicinale që nga lashtësia. Ajo është përdorur ndër shekuj për të luftuar sëmundje dhe çrregullime të ndryshme. Ajo ka një përqendrim të lartë të vitaminës C, por edhe një prani të mirë të hekurit dhe kaliumt. Në gjethet dhe rrënjët e saj janë gjetur edhe vitamina A, B dhe D.

Përveç kësaj, ajo ndihmon edhe në paststrimin e gjakut, riaktivizon metabolizmin dhe rregullon funksionin e veshkave dhe atë të mëlçisë. Gjithashtu heq kolesterolit e tepërt dhe ka veti të ndihmojë në tretjen e ushqimit, është anti-inflamator dhe diuretik.

Me aromën e saj pikante, luleradhiqja është përdour edhe në shumë gatime të ndryshme: që tek antipastat deri tek ëmbëlsirat. Ajo shkon mirë edhe me perimet, qofshin ato krudo apo të gatuara. Eshtë shumë e mirë për ta përdorur tek tortat e kripura, zupat, por edhe tek mbushjet e makaronave. (Shije)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: