Luleshtrydhet janë fruti i preferuar për shumë personave, por a e dinit që përveç shijes ato bëjnë mrekulli për shëndetin tuaj?

Sipas ekspertit amerikan të dietave Nigel Denby, luleshtrydhet vetëm që janë mbrojtëse për zemrën, anti-inflamatore dhe kanë veti anti-kancer.

Përveçse të ëmbla dhe të lëngshme, ato përmbajnë më shumë vitaminë C se portokallet.

Luleshtrydhet janë përdorur që në lashtësi për të pastruar sistemin e tretjes, sepse përmbajnë edhe fitonutrien – përbërës mbrojtës të cilët kanë shumë efekte të mira shëndetësore.

‘Ato radhiten si një nga ushqimet më të shëndetshme të botës’, tha Denby i cili shtoi se luleshtrydhet janë të pasura me anti-oksidantë të cilët është zbuluar se ngadalësojnë rritjen e tumoreve.

Përveç kësaj, sipas një studimi të publikuar në ‘Arkivat e Okulistikës’ të hash 3 ose më shumë porcione luleshtrydhe, reduktohet rreziku nga dobësimi i shikimit për 36%.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb