Gjithnjë e më shumë azilkërkues nga shtetet e Evropës Juglindore, duke ditur se kërkesa e tyre për azil do të refuzohet, po martohen me luksemburgas-e. Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë shpallur nga BE-ja si vende të sigurta, ku në Luksemburg po “lulëzojnë“ martesat fiktive, albinfo.ch.

Ministrat dhe kryebashkiakët ende nuk kanë dhënë ndonjë shenjë kundërshtimi, ndërkohë që edhe për laikët e çështjeve administrative është fare e lehtë të kuptohet motivi i këtyre martesave. Si shembull: Azilkërkuesi nga Kosova, Elez T., asokohe 26 vjeçar martohet me luksemburgasen 56 vjeçare Catherine H., transmeton albinfo.ch. Pas pesë vitesh ai shkurorëzohet nga ajo. Sepse saktësisht atëherë (pas pesë vitesh martesë) Elezi e merr lejen afatgjatë të qëndrimit në Luksemburg. Vetëm tre muaj pas divorcit, ai martohet me një azilkërkuese nga një qendër azili. Ndërsa shembulli më pikant në këtë drejtim, është ai i shqiptarit Petrit C. Në vitin 2010 ai, pas tri vitesh martesë, shkurorëzohet nga gruaja e tij në vendlindje dhe vjen në Luksemburg. Gruaja dhe vajza njëvjeçare mbeten në shtëpi.

Pas vetëm dy muajsh ai martohet me Ursula H, një grua njëzet vjet më e vjetër se ai, nga Luksemburgu. Edhe këtu rasti i njëjtë: pasi kalojnë saktësisht pesë vjet vjen divorci. Dhe vetëm pas një muaji ai martohet sërish me ish-gruan! Ndërsa kulmi i kësaj afere është fakti se në kohën sa ishte i martuar me Ursulën, Petriti ka nisur me ish-gruan edhe një vajzë tjetër. Sipas ligjit, një personi të huaj mund t`i merret leja e qëndrimit kur të konstatohet se ai ka bërë martesë fiktive për të siguruar qëndrimin në Luksemburg, ose në rastet kur këta nuk jetojnë së bashku.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: