TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është bashkuar sërish çadrës së protestës rreth orës 22:00 të mbrëmjes nën entuziazmin e brohorimave të protestuesve dhe ka folur i sigurt se PD-ja do korrë fitore në zgjedhje.
““Ju merrni me vete mesazhin historik të kësaj çadre. Populli i bashkuar për një kauz të drejtë fiton gjithmonë. Ju pret një tjetër vizion i madh ta shëndrrojmë të gjithë Shqipërinë në sheshin e lirisë në çadrën e lirisë. Infektojeni gjithë Shqipërinë me kurajon tuaj me besimin tuaj të patundur. Infektojeni gjithë Shqipërinë me kurajën tuaj”,- iu drejtua ai protestuesve.
Ndonëse nuk foli për momentin kur do çmontohej çadra e protestës, për të nisur fushata, Basha zgjodhi të bërtiste për fitoren e zgjedhjeve të 25 qershorit. Por kjo mund të kosiderohet edhe si fjala e tij e fundit pasi pritet që ëmontimi i çadrës të misë nga momenti në moment.
“Koha e maskarenjve ka marrë fund, tani është koha e shqiptarëve”, tha ai.
(m.a/BalkanWeb)