Nga Erl MURATI

TIRANE- Opozita ka vendosur “të ngujohet” brenda sallës së parlamentit, në përpjekje për të realizuar kërkesën që reforma zgjedhore të jetë kryefjala e punimeve të seancës. Kuvendi u paralizua të paktën 4 herë dhe Gramoz Ruçi lajmëroi vendimin që Lulzim Basha ishte përjashtuar nga seanca. Punimet parashikohen të vijojnë pasdite, ndërkohë që PD është e vendosur të mos lëshoje pe në kërkesat e saj.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha në një intervistë telefonike për “Gazetën Shqiptare” se opozita ka ndërmend të bëjë që zëri i saj të dëgjohet nga qeveria.

“Qëndresa do të vazhdojë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike”, shtoi Basha duke treguar kush janë 2 kushtet që jeta politike të vijojë normalisht.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:
 http://www.gsh.al/2017/10/05/ekskluzive-lulzim-basha-flet-nga-ngujimi-brenda-ne-kuvend-qendrese-cdo-forme-dhe-mjet-demokratik/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: