TIRANË- Ndërsa Ambasada Amerikane, partia e Merkel por edhe ambasadori i OSBE-së në vendin tonë prej dy ditësh deklarojnë se Partia Demokratike duhet t’i japë fund bojkotit, Lulzim Basha shprehet i bindur se beteja e demokratëve nga çadra është futur në fazën përfundimtare. Ai shton se ka mbështetjen e amerikanëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe i jep një tjetër mesazh Ramës se do qëndrojë në shesh deri sa demokracia e vërtetë të fitojë.

“Të qëndrojmë këtu pa na e bërë syri tërr, që është fitorja e demokracisë së vërtetë. Do jemi të gjithë këtu në këtë shesh. E kemi nisur këtë betejë, nuk do tërhiqemi, do jemi bashkë deri sa beteja të përfundojë beteja totale”,- tha kryedemokrati.

Ndër të tjera, Basha kërkoi që kryeministri Rama të largohet nga zyra e tij.

“Paniku që ka kapur kundërshtarin tonë, e çliron vetëm një ilaç, largimi i tij nga zyrat që ka zaptuar dhe hapja e rrugës për zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk do ketë më mundësi ta tërheqë këtë popull nga hunda”,- shtoi ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb