LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesantën e së hënës në fshatin Goriçaj pranë Divjakës në Lushnje, ku një 42-vjeçar është vrarë me armë gjahu tip karabinë. Viktima është shtetasi Eduart Stambolliu. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të fshatit Goriçaj.

Autori i vrasjes është Petrit Toromani, njëkohësisht edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se viktima, Eduart Stambolliu ishte problematik dhe kishte pirë në lokal dhe se dyshohet se më pas kishte dashur të përdhunonte gruan e pronarit të lokalit dhe ky fundit e ka vrarë me armë gjahu tip karabinë.

Policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e autorit të vrasjes, Petrit Toromanit, i cili nuk është larguar nga vendngjarja.

VRASJE NE LUSHNJE 3

VRASJE NE LUSHNJE 2

VRASJE NE LUSHNJE 1
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: