Maddona ka postuar në profilin e saj në Twitter dhe Instagram, një foto provokuese, ku tregon logon e firmes se famshme Nike në zonën intime, për të promovuar një protestë të ardhshme kundër Donald Trump.

Mbretëresha e pop-it, e ka postuar imazhin provokues duke e shoqëruar me parrullën klasike: Vetëm bëje, duke shtuar: Marshimi i 1 milionë grave. Ji atje. Wshington Dc, 21 janar.

Fansat e këngëtares së famshme e kanë cilësuar veprimin e saj si shumë të guximshëm duke u përgjigjur në Twitter me një fjalë: Duaje atë.

Por veprimi i Madonës ka shkaktuar zemërimin e moderatorit të “Good Morninng Britanin” Piers Morgan, i cili mesa duket nuk e ka pëlqyer veprimin e yllit të pop-it, duke thënë se “ ha humbur mëngjesin e tij” pas postimit të Madonës në Twitter dhe Instagram.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb