“Mafia shqiptare, po ushqen rritjen e krimeve të dhunshme në Londër”,kështu shprehet kreu i operacioneve të posaçme në Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA). Sipas tij kjo vjen si rezultat i importimit të drogës së klasës A në Britani si edhe duke nxitur një “luftë” për territore”.

NCA prej kohësh synon kapjen e bandave të drogës në nivel të lartë, pasi tij duket se ka një prirje më të madhe për gangsterët që të mbajnë armë dhe thika, duke shtuar se mediat sociale po ndihmonin për të nxitur rritjen e krimit brutal në rrugët e Londrës.

Mafia shqiptare është një nga grupet më të mëdha kriminale në Mbretërinë e Bashkuar. Ata merren me trafikimin e qenieve njerëzore dhe tregtinë e heroinës, gjithashtu kryejnë edhe grabitje të armatosura, tha ai në një intervistë për “Evening Standard”.

albanian mafi

Coles u shpreh se: “Në ditën time ajo janë ballë për ballë, pjesë e këtij problemi është fakti se këto kërcënime janë postuar në mediat sociale dhe të gjithë i kanë parë. Ata nuk kanë asnjë dyshim apo shqetësim kur i qëllojnë dikujt, ata janë individë shumë të dhunshëm”.

Coles përmendi operacionet e policisë, të cilët kishin kapur rreth 450 kg drogë të klasës A nga bandat në gjashtë muajt e fundit.

Sipas tij, kjo sasi droge synonte grupe të organizuar si mafia shqiptare, përvec kriminelëve,

“Ne po përpiqemi t’i godasim këto grupe, sa herë ata bëjnë një lëvizje. Shpresojmë që të kemi një impakt në disa nga këto banda që po nxisin dhunën në Londër”.

(e.f/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: