U bë shumë i njohur dhe shumë i dashur me këngën e tij “Sjena mo” në bashkëpunim me Getoar Selimin. Kënga u bë hit menjëherë dhe të gjithë arritën të fiksonin refrenin e saj. Pas suksesit të këtij hiti, reperi Majki ka publikuar një këngë tjetër të titulluar “Dashni”, por ende pa e shijuar mirë, fansat e reperit kanë akuzuar për kopjim të këngës “Brisé” të reperit francez Maître Gims si dhe videoklipt të tij.

Ndërkaq, tekstin e këngës e ka shkruar vetë reperi, ndërsa muzika është punuar nga LiBeats dhe Dj Jo Jo. Por nga ana e Majkit nuk ka ende një reagim. Gjithsesi ngjashmërinë mes dy këngëve mund ta gjykoni vetë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: