KOSOVE- Ministri i Shtetit për Diasporën dhe ish kryeministri, Pandeli Majko ndodhet për një vizitë në Kosovë, ku ka folur në forumin ekonomik të diasporës shqiptare.

Majko, që në kohën e eksodit të madh gjatë luftës në Kosovë, ishte kryeministër i Shqipërisë, tha se në atë kohë kur Shqipëria hapi kufirin për shqiptarët e Kosovës, askush nuk kërkoi pasaporta dhe s’ka përse të kërkohen pasaporta as tani.

“Me 1 janar, në vitin 2018 ne shqiptarët e krahut tjetër po ju presim t’i hapim kufijtë. Le të bëjmë këtë veprim europian”, ka thënë Majko, duke folur edhe në emër të kryeministrit Edi Rama, në forumin ekonomik të diasporës shqiptare.

Fjalimi i Majkos, është pritur me ovacione të mëdha në sallë, njoftojnë mediat në Kosovë.
Pas Majkos, në këtë aktivitet kanë mbajtur fjalime edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: