NGA: ZONJA VJOLLCA

Përbërësit
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
600 gr salcë domate
Kripë, piper i zi
1 lç rigon
250 gr peshk ton
500 gr makarona
100 gr djath kaçkavall i butë
3 lgj vaj ulliri
Borzilok
Pergatitja
Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 200 gradë Celsius. Qërojmë qepën dhe hudhrat dhe i presim ato imët. Vendosim një tigan të thellë me dy lugë vaj ulliri dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën derisa qepa të bëhet transparente. Shtojmë purenë e domates, kripën, piperin dhe rigonin dhe e lemë të ziejë për 5 minuta. Kullojmë peshkun ton nga vaji dhe e thërrmojmë atë me pirun, e shtojmë në salcën e domates duke e trazuar pak dhe e lemë për 5 minuta sa salca të marrë shijen e peshkut.
Ndërkohë ziejmë makaronat në ujë të vluar me kripë vetëm për 5 minuta, i kullojmë dhe i shtojmë në tiganin me salcë, më pas i vendosim në një tavë të madhe ose në 4 tava qeramike të vogla. E pudrosim në fund sipërfaqen e makaronave me salcë dhe peshk ton me djath kaçkavall të butë ose parmixhano. I vendosim makaronat në furre të piqen për 20 minuta në temperaturën 200 gradë Celsius.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb