400 gr makarona (tagliatelle)
2-3 thelpinj hudhër
300 gr karkaleca
500 gr spinaq
½ qepë, kripë, piper
300 ml pana
50 gr djath parmixhano
½ tufë majdanoz

Vendosim makaronat të ziejnë në ujë të vluar me kripë. Ndërkohë vendosim tiganin me 2 lugë vaj ulliri, shtojmë menjëherë hudhrën e grirë imët, karkalecat dhe i lemë për 2 minuta sa të zverdhen nga të dy anët. I largojmë më pas karkalecat nga tigani dhe kaurdisim për pak minuta qepën të grirë imët derisa të bëhet transparente. Më pas shtojmë spinaqin dhe sapo ai të ulë volumin e rregullojmë me kripë dhe piper si dhe me panën. I trazojmë të gjithë përbërësit duke shtuar makaronat, karkalecat dhe pak djath parmixhano të grirë imët. I servirim makaronat të ngrohta spërkatur me pak majdanoz
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb