NGA: ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
320 gr makarona
2 thelpinj hudhër
½ lk rigon
300 gr patëllxhanë
2 lgj vaj ulliri
400 gr domate në copa
50 ml verë
Pak sheqer
Kripë, piper i zi
Arrë moskat
200 gr mocarela
Gjethe borziloku
Përgatitja
Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të vluar me kripë duke respektuar minutazhin e shkruar në paketim.
Ndërkohë në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim hudhrën të prerë imët për pak sekonda. Shtojmë patëllxhanët të prerë në kubikë të vegjël dhe i kaurdisim së bashku me hudhrat për 2-3 minuta. Më pas shtojmë domatet dhe i lemë të ziejnë së bashku me patëllxhanët për 8 minuta. Pas këtij minutazhi e shuajmë gatimin me pak verë duke e rregulluar në fund me kripë, piper të zi, arrë moskat dhe rigon.
I shërbejmë makaronat duke shtuar salcën në pjatë ku vendosim dhe mocarelën të prerë në kubikë.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb