Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Makarona me perime verore dhe fara kungulli

makarona43

NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

3 speca (të kuq, të verdhë, jeshil)
1 kungull i njomë
200 gr domate qershi
2 qepë të vogla
2 thelpinj hudhër
4 lgj vaj ulliri
1 lç rozmarinë
3 lgj fara kungulli
Kripë, piper i zi, trumzë
320 gr makarona
Përgatitja
Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të vluar me kripë duke respektuar minutazhin e shkruar në paketim.

Ndërkohë pastrojmë specat nga farat dhe lëkurat e bardha të brendshme dhe i presim në copa, kungullin e presim në feta jo shumë të holla, domatet qershi i presim në gjysëm dhe qepët dhe hudhrat i grijmë shumë imët.

Ngrohim pak vaj ulliri në një tigan të gjerë dhe skuqim fillimisht specat për 3 minuta. I largojmë më pas specat nga tigani dhe shtojmë menjëherë qepën dhe hudhrat të cilat i kaurdisim për 2 minuta duke shtuar më pas rozmarinën e copëtuar, trumzën, farat e kungullit, kungullin, domatet qershi dhe specat e skuqur. I rregullojmë perimet me kripë dhe piper të zi dhe i trazojmë së bashku për 2 minuta. Më pas kullojmë makaronat, i trazojmë me perimet dhe i servirim të ngrohta.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .