SARANDË – Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Sarandës.

Një makinë ka rënë gjatë natës brena një mandre me materiale ndërtimi në rrugën hyrëse të qytetit bregdetar.

Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë nga ana e drejtuesit të mjetit dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Aksidenti ndodhi në rrugën hyrëse të Sarandës, konkretisht në aksin Qafë Gjashtë-Sarandë.

Nga aksidenti nuk raportohet të ketë viktima, por vetëm plagosur. Nuk dihet me saktësi se sa veta ishin në automjet kur ndodhi aksidenti.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb