BURREL– Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në aksin Burrel-Tiranë. Një 70-vjeçar, me inicialet Xh.M, nga Burreli, ka humbur kontrollin e mjetit të tij tip “Golf”, me targa AA 849 JR, dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasja N.M, rreth 68 vjeç, (bashkëshortja e drejtuesit të mjetit), ndërsa 70-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit, ku mësoshet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Baz, rreth orës 18:00. Mësohet se në makinë nuk ka pasur persona të tjerë. Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: