TIRANE– Dy efektivë kanë mbetur të lënduar lehtë, pasi mjeti i tyre u përfshi në një aksident. Ngjarja në fjalë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Rinasit.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foto, ku duket mjeti i policisë, i aksidentuar.

Mësohet se mjeti ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me bordurën në anë të rrugës. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plot të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb