Me çdo gjeneratë të re të veturave elektrike, rritet edhe autonomia drejtuese dhe në saje të entuziastëve që duan të zhvendosin kufijtë, modelet e reja me energji elektrike janë në gjendje të kalojnë ndjeshëm më shumë se rrezja e vlerësuar e lëvizjes.

Pas rekordit të Tesla S, duke kaluar mbi 1.000 km me vetëm një karikim të baterisë, një përpjekje e ngjashme u bë nga dy gazetarë gjermanë, të cilët çuan Opel Amper nga Aachen, në perëndim të Gjermanisë, deri në Gerlitz, i cili ndodhet në lindje të vendit. Me këtë rast, ata kaluan distancën prej 754,9 km, me vetëm një karikim të baterisë.

Për të arritur këtë rezultat, i cili për 230 km është më i mirë se sa vlerësimi zyrtar i autonomisë së automobilit sipas standardit NEDC, gazetarët kanë lëvizur shumë ngadalë, dhe gjithsej udhëtuan 25 orë e 30 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: