GREQI- Një aksident tragjik në Rodos i ka kushtuar jetën dy shqiptarëve. Babë e bijë kanë humbur jetën, pasi makina me të cilën ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në Vliha në Rodos.

Viktimat, të moshës 60 dhe 30 vjeç, janë dërguar menjëherë në Qendrën e Shëndetit Archangel, por nuk mundën të shpëtonin.

Sakaq, policia po heton për shkaqet e aksidentit ku humbën jetën dy shqiptarët.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: