FIER– Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme, rreth ores 16:35 në aksin rrugor Fier-Berat, në vendin e quajtur “Strum”.

Sipas policisë, i plagosuri G.Z, 27 vjeç banues në fshatin Kuman, Roskovec duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 370 NI, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge duke goditur një plep.

G.Z ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb