TIRANE– Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20 në lagjen “15 tetori” të qytetit bregdetar, përpara bashkisë.

Policia e Vlorës njofton se mjeti, i cili është përfshirë nga flakët, në momentin e ngjarjes ndodhej i parkuar. Në fotot e siguruara nga “BalkanWeb”, duket se mjeti është djegur pjesërisht.

Mësohet se makina me tip ”Audi A4” me targa AA 452 Ph, është në pronësi të shtetasit me inicialet G.D., 44 vjeç.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vendngjarje ka shkuar Policia dhe shërbimi zjarrfikës të cilët kanë bërë shuarjen e flakëve të zjarrit. Nga verifikimi ka rezultuar se mjeti ka qënë i parkuar në lagjen ” 15 Tetori ” përpara bashkisë dhe është mjet tip ”Audi A4” me targa AA 452 Ph, i cili posedohet nga shtetasi G.D., 44 vjeç.

Mjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rënies së zjarrit në mjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: