DURRES- Një 55-vjeçar që po tentonte të kalonte rrugën është përplasur për vdekje në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, ndërsa policia raportohet të ketë mbërritur në vendngjarje, aty ku gjeti të pajetë trupin e M.D, banor i zonës së Shkozetit dhe ka nisur hetimet.

Sipas të dhënave të policisë, 54-vjeçari po kalonte në autostradë kur u përplas dhe u la aty, ndërkohë që drejtuesi i mjetit u largua me shpejtësi.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 26.03.2017, rreth orës 20:30, në Unazën Shkozet – Plepa është aksidentur nga një mjet i paidentifikuar, shtetasi këmbësor M.D. 54 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb