KURBIN– Një 14­-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në afërsi të fshatit Gjorm të Kurbinit, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve në aksin Lezhë­Fushë­Krujë, humbi jetën një 14-­vjeçare me iniciale A.M.

Ajo ka qenë pasagjere në një automjet tip “Renault”, i cili humbi kontrollin duke goditur nga pas një kamionçinë.

Përplasja ka qenë e fortë duke bërë që autovetura të dalë jashtë rruge.

14-­vjeçarja humbi jetën rrugës për në spital, pasi nuk mundi që t’u shpëtojë plagëve të marra nga aksidenti, ndërsa dy personat e tjerë të cilët mbeten të plagosur po marrin mjekim në Spitalin e Laçit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: