BULQIZE- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Bulqizë, ku dy persona mbetën të plagosur.

Ngjarja ndodhi në aksin që lidh lagjen e Re me lagjen e Vjetër. Mësohet se një makina tip “Opel” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit të rrugës dhe me pas është përmbysur.

Burime nga policia thanë se të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar në spital. Deri më tani dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: