FIER– Një automjet në ecje ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ndërsa është plagosur rëndë drejtuesi.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kryengritja” në Fier, në vendin e quajtur “Poçeria”,ndërsa është përfshirë nga flakët mjeti me targa AA 252 NM që drejtohej nga Armando Sulo, 34 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Mësohet se 34-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike dhe fatkeqësisht ka humbur dy këmbët, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë Armando Sulo kishte dalë nga burgu disa ditë më parë, pasi ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.

“BalkanWeb” ka siguruar edhe një foto të makinës që ka shpërthyer në ecje. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet.

okokok
Njoftimi i policisë:
Më datën 25.02.2017, ora 18:05, në lagjen “Kryengritja” Fier, në vendin e quajtur “Poçeria”, në ecje e sipër është përfshirë nga flakët mjeti tip BMV me targa AA 252 NM, që drejtohej nga shtetasi A.S, 34 vjeç, banues ne lagjen “Kastriot”, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb