Ka nisur në mënyrën më të keqe Çmimi i Madh i Singaporit për skuterirë “Ferrari”. Dy makinat kokëkuqe janë detyruar të tërhiqen nga mara pas metrave të para duke ia lehtësuar punën Lewis Hamilton që kaloi finishin i pari.
1505655396851
Një kontakt mes finlandezit Kimmi Raikkonen dhe Max Verstappen bëri që “Ferrari” të humbte kontrollin dhe të përplasej fillimisht me “Ferrarin” tjetër të gjermanit Vettel, duke e dëmtuar atë në pjesën anësore.

Raikkonen dhe Verstappen dolën nga pista duke u përplasur sërish me njëri-tjetrin, ndërsa Vettel doli nga pista pas disa metrash, duke mos e kontrolluar dot më njëvendëshen e tij të dëmtuar shumë nga kontakti në metrat e para.

Një episod që shkatërroi të gjitha shpresat e “Ferrarit” për garën e sotme dhe më shumë të Vettel që u nis i pari. Hamilton, që është kundërshtari direkt për titull i gjermanit, startoi i 5-ti dhe fillimisht përfitoi nga situata e krijuar dhe më pas nuk e lëshoi më vendin e parë deri në fundin e garës.

Pas Çmimit të Madh të Singaporit Hamilton udhëheq renditjen për pilot me 253 pikë, 28 më shumë se Sebastian Vettel. Podiumin sot e plotësuan Daniel Ricciardo me “Red Bull” dhe Valtteri Bottas me “Mercedes”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb