TIRANË- Ndërsa maturantët nisin të zgjedhin universitetet ku do të studiojnë, Universiteti Luarasi, që synon të jetë një nga më të mirët në vend, vjen para tyre si një opsion potent.

Rektori i Universitetit Luarasi, Arben Malaj ka qenë mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” ku ka folur pikërisht për ato çfarë ofron ndryshe nga universitetet e tjera “Luarasi”. Malaj ka treguar për programet që ofron ky universitet me një staf akademik të vlerësuar dhe profesionistë.

20170717-074815

“Luarasi ka ambicie konkrete për të qenë një nga universitetet më të mira. Luarasi afron programe të plota në Juridik dhe në Ekonomik dhe është duke zgjeruar në IT në biznes dhe në mastera profesionalë. Lidhja jonë e fortë me botën akademike është e veçanta. Dua të falënderoj kolegët e mi që janë jashtë në universitetet me titujt profesor dhe e shohin Luarasin si një mundësi për të punuar.
Disa nga premtimet e mia si rektor arritëm t’i plotësonim. Morëm një mbështetje nga Ministria e Punës për të filluar kurse profesionale. Ne nuk duam që studentët tanë të harrohen pas 4 viteve por të jenë pjesë e netëork-ut. Në ambientet e Luarasit, studentët tanë duhet të ndihen të qetë e optimistë. Sot diskutohet që pedagogu të jetë si një artist që e bën sallën ta ndjekë dhe ta duartrokasë. Në këtë aspekt, kjo gjë e bën Luarasin të preferuar”, tha Malaj.

Ai tha se një tjetër cilësi është lidhja e universitetit me biznesin.
“Ne nuk duam studentë që të thonë mbarova studimet dhe të gjej punë por të krijojnë vende pune. Një tjetër e veçantë është marrëdhënia me biznesin. Kompania Hysenbelliu e BiznesAlbania kanë ofruar hapësira për studentët, kemi bashkëpunim shumë të mirë”, u shpreh Malaj.

Një tjetër e veçantë dhe që i jep më shumë besueshmëri universitetit Luarasi është edhe certifikimi britanik. “Lajmi më i mirë për studentët e Luarasit është certifikimi britanik. Ka mbaruar faza e parë dhe në shtator marrim vlerësimin. Kjo ka të bëjë me besueshmërinë. Studentët ndihen mirë, ne jemi një kolektiv që kemi mundësi ta takojmë njeri-tjetrin. Një mundësi ka qenë rrjeti i alunëve, e njohim njeri-tjetrin, bashkëpunojmë. Luarasi ka asete reale që e bëjnë të dallueshëm në raport me të tjerët që në raport mund të jenë më të mëdha por sasia nuk qëndron mbi cilësinë. Shkolla është vendi më i mirë. Ne duhet ta hapim, ata duhet të konkurrojnë”, tha Malaj, duke sjellë një vizion tjetër për Universitetin nga ai që jemi mësuar të dëgjojmë në Shqipëri.

Ndër të tjera Malaj theksoi se Luarasi respekton kriteret që ka vendosur qeveria për arsimin e Lartë.
“Ne respektojmë kriteret që ka vënë qeveria dhe në përputhje me ata që vinë në Luaras, i ndihmojmë të orientohen. Në Shqipëri harrohet pjesa e mësimdhënies. Si fillim duhet të ketë garanci nga stafi, të bëhet kërkim shkencor dhe të krijohet një qenie njerëzore, një njeri që ka ndjeshmëri sociale. Ne takohemi, diskutojmë dje kemi vlerësim për stafin e pedagogëve”, tha ai.

Mes të tjerash ai tha se Luarasi ofron sistemin Bachelor dhe Master, ndërsa në plan janë edhe hapja e disa degëve të reja të studimit. “Ne kemi të plotë sistemin në Juridik, i cili me ligjin e ri do bëhet 5-vjeçar. Tashmë është traditë, pasi vinë edhe biznese na kërkojmë juristë. Kemi sistemin Bachelor dhe Master, kemi të Drejtën Penale, Administrim Biznes. Po presim MAS që na ka vonuar për degën Informatikë Biznesi. Menaxhimi i Luarasit bëhet me administrim shumë të mirë, duke i dhënë fleksibilitetin maksimal. Do i ftoja studentët që të aplikojnë në Luaras. Tek Luarasi do të gjejnë të hapur çdo informacion për t’u regjistruar”, pohoi Malaj.

Teksa u ndal tek tarifat e shkollimit, rektori Malaj tha se sistemi Bachelor si në çdo vend të botës, në privat kushton më shumë sesa në shtetëror.

“Sa i përket programeve Master, ato pothuajse janë njësoj. Por sistemi Bachelor kushton më shumë në privat, si kudo. Çdo studentet që është mbi 10 merr tarifën bonus 50 %. Me kontaktet që kemi krijuar ne ofrojmë edhe bursa sociale. Në raport me atë që paguajnë në shtet dhe në privat, mundohemi që këtë kosto ta financojmë nëpërmjet bizneseve. Bursat sociale ia japim në mënyrë të drejtpërdrejtë. Fakti që një student që vjen nga një zonë e varfër dhe ecën, është frymëzim për të gjithë të tjerët. Luarasi ka krijuar një shpresë të re dhe është mundësi më e mirë për studentët shqiptar. Ne ecim jo vetëm në drejtimin e duhur, por me përkushtimin e duhur. Luarasi ka një avantazh të stafit akademik, duke qenë një institucion që menaxhohet më mirë. Çdo pjesëtar i stafit të Luarasit testohet. E vetmja gjë që nuk ka një stacion, është dija”, përfundoi Malaj.
(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb