MALI I ZI- Kuvendi i Malit të Zi ka votuar sot Qeverinë e re të këtij shteti me kryeministër, Dushko Markoviç.

Qeverinë dhe programin që e ofroi kryeministri Markoviç e mbështeten 41 deputetë të DPS, SD, BS dhe koalicionit të shqiptarëve “Shqiptarët e vendosur”.

Ministër i Mbrojtjes është zgjedhur Predrag Boshkoviç, i Financave, Darko Radunoviç, ndërsa ministre e Ekonomisë është zgjedhur Dragica Sekuliç.

Ministër i Punëve të Jashtme është zgjedhur ish-ambasadori malazez në SHBA, Srgjan Darmanoviç.

Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe ato të Pakicave është zgjedhur Mehmet Zenka nga koalicioni “Shqiptarët e vendosur”.

(el.sp/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: