PODGORICË– Veterani i politikës së Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i cili drejtoi vendin për një çerek shekulli deri kur dha dorëheqje në vitin 2016, shpalli sot kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të 15 prillit.

‘’Ky vendim është shprehje e përgjegjshmërisë time kundrejt trashëgimisë dhe nevojave për zhvillimin e Malit të Zi në të ardhmen’’, u shpreh politikani 56-vjeçar për mediat.

Ai u zgjodh për herë të parë në postin e kryeministrit në vitin 1991. Nismëtar i rëndësishëm i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, Milo Gjukanoviçi është gjithashtu një mbështetës i zjarrtë i anëtarësimit të vendit të tij në Bashkimin Europian. Mali i Zi është vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2012.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb