Komisioni i ri Shtetëror për Demarkacion, i caktuar nga kryeministri Haradinaj dhe i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, ende nuk ka dalë me të gjeturat e reja sa i përket Marrëveshjes së Kufirit me Malin e Zi.

Qeveria e Kosovës është në pritje të këtyre të gjeturave para veprimeve të tjera, të cilat pritet të pasojnë. Megjithatë, pavarësisht kësaj është pala malazeze ajo e cila nuk pritet që të pranojë rinegocimin e kësaj marrëveshjeje, shkruan “Zëri”.

Përveç deklaratave të zyrtarëve malazezë të ditëve të fundit se për Malin e Zi kjo çështje është mbyllur, këtë po e thonë edhe ekspertët kosovarë të hartografisëk. Madje këta nuk e kanë edhe shumë të qartë mandatin e Komisionit të ri dhe vetë qëllimin e kryeministrit Haradinaj.

Ndaj, sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, nëse Kosova dëshiron të përfitojë nga liberalizimi i vizave më shpejt, mënyra e vetme është ratifikimi i kësaj marrëveshjeje. Kurse analistët politikë vlerësojnë se veprimet e njëanshme nga Qeveria e re kosovare mund edhe të ngrinë raportet e mira mes dy shteteve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb