Kosova vazhdon ta ketë problem shtrirjen e sovranitetit në pjesën veriore të vendit. Për shkak të refuzimit të serbëve që jetojnë në veri që të integrohen në jetën institucionale të Republikës së Kosovës, shpesh janë propozuar ide për shkëmbim të territoreve me Serbinë.

Për këtë ide ka folur edhe publicisti Shkelzen Maliqi, ish-këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Në një bisedë për mediat serbe ai ka thënë se për të ndodhur ndërrimi i veriut të Kosovës me Preshevën, fillimisht do të duhej që Serbia ta njohë Kosovën, përcjell gazetametro.net.

Sipas tij, pas kësaj mund të flitej për shkëmbim të territoreve – në këtë rast në mes të dy shteteve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb