Dy takimet e Kupës së Shqipërisë për Mamurrasin të luajtura kundër Skënderbeut për raundin e parë Shqipërisë kanë rezultuar një makth. Korçarët kanë triumfuar me rezultatin e përgjithshëm 17-1 duke iu bashkangjitur 16 skuadrave më të mira.

Në takimin e parë, 6-të herë kampionët e Shqipërisë fituan me rezultatin 0-8, ndërsa sot në ndeshjen e kthimit Mamurasi është shpartalluar sërish, duke u mundur 9-1.

Golat u realizuan nga Nespor (2), Mara (2), Shkodra, Gripshi, Liqeri, Lulaj dhe Tako.

Raundin tjetër ekipi i drejtuar nga tekniku Ilir Daja do të sfidojë Beslidhjen e Lezhës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb