Të dielën në orën 17:00 në “Old Traford” luhet sfida më e rëndësishme e “Premier League” mes Manchester United dhe Manchester City-t që mund të vendosë shumë për fatet e titullit. Duke parë këtë takim derbi si dhe interesin e jashtëzakonshëm që ka, drejtuesit e Man.City-t kanë patur një kërkesë për kolegët e tyre.

Ata i kanë kërkuar leje “djajve të kuq” për të filmuar në dhomat e zhveshjes së “Old Trafford” para, gjatë dhe pas ndeshjes. Kjo për shkak se Manchester City ka nënshkruar një marrëveshje 12 mln euro për një dokumentar në Amazon Prime me prapaskenat e skuadrës që do të shfaqet vjeshtën tjetër.

United nuk e ka pranuar kërkesën, dhe të njëjtën gjë kanë bërë edhe 23 televizionet që kanë të drejtat televizive. Klubi mendon se hapësira e tunelit do të jetë e mbipopulluar dhe nuk ka vend për kamerat që nuk janë partnerë të “Premier League”.

“Djajtë e kuq” kanë refuzuar të njëjtën kërkesë nga një klub disa vite më parë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb