Manchester City ka arritur të fitojë me shumë vështirësi në transfertë ndaj Huddersfield me rezultatin 1-2. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola e pa veten në disavantazh në fundin e pjesës së parë duke rrezikuar shumë që në këtë përballje të mos dilte me pikët e plota.

Pas pushimit 15-t minutësh ‘citiziens’ reagojnë menjëherë duke marrë një penallti e cila ekzekutohet saktë nga Aguerro. Në këto momente u krijua përshtypja se përmbysja do të vinte shpejt por në fushën e lojës ndodhi e kundërta. Tekniku spanjoll e pa të arsyeshme të luante me sulmues shtesë duke i zëvendësuar me mbrojtësit dhe këmbëngulja u shpërblye vetëm në minutën e 84-t nga Stërling.

Sulmuesi i kombëtares angleze falë edhe fatit realizoi një gol me shumë vlerë që i jep 3 pikët Manchester City-t që mban larg rivalët për kreun e “Premier League”. Skuadra milionere renditet e para me 37-t pikë, 8-t më shumë se Manchester United i vendit të dytë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb