Mourinho nuk ka qene asnjëherë i bindur apo i “dashuruar” me Griezmann. Tentativat e mëparshme për ta afruar në “Old Traford” kanë qenë më shumë plane marketingu të drejtuesve të United dhe jo një dëshirë e portugezit, raportojnë mediat angleze.
mou
Duke folur për gazetën “Marca”, Mourinho ka pranuar se nuk ka qenë asnjëherë i bindur për francezin pavarësisht se në drejtim të tij flitet se ka shkuar një ofertë prej 88 mln stërlinash. Strategu i United pretendon se 26-vjeçari nuk do ta kishte aspak të lehtë po të luante në “Premier League”.

Një hap ky që largon ekipin anglez nga gara për shërbimet e Griezman, që me shumë mundësi mund të largohet nga At. Madrid në merkaton e janarit pas eliminimit të klubit nga “Champions League”.

Në këtë mënyrë i hapet rruga Barcelonës e cila zyrtarisht është e vetmja skuadër e interesuar për Griezman.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb