TIRANË- 49 deputetë të Partisë Socialiste i janë drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për të shpallur papajtueshmëri me vendimin e marrë nga KQZ-ja që kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj të mos i hiqet mandati.

Nga selia e kësaj partie, deputetja Klotilda Ferhati tha se përpara kësaj paligjshmërie PS-ja ka vendosur t’i drejtohet Kushtetueses.

“Agron Kapllanaj është i dënuar për vjedhje me 2 vjet burg, dhe ne kërkuam pavlefshmërinë e mandatit të tij, por vetëm se përfaqëson PD, Klement Zguri zgjodhi të mos i heqë mandatin”,- tha ajo.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb