Stavros Tzimas në një analizë për ‘Kathimerini’ ka bërë një përmbledhje për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Maqedonisë të cilat u përkeqësuan kohët e fundit, pasi Serbia tërhoqi gjithë stafin diplomatik për konsultime në Beograd. Në analizën e tij Stavros Tzimas përmend edhe rolin e diplomacisë ndërkombëtare.

Nga: STAVROS TZIMAS
Vendimi i qeverisë serbe, mbi thirrjen brenda një nate në Beograd “për konsultime” të ambasadores së saj dhe të krejt personelit të ambasadës së Serbisë në Shkup, ka lënë pa gojë diplomacinë ndërkombëtare.

Sigurisht, me Aleksandër Vuçiçin, askush nuk mund të jetë i garantuar për asgjë, por ndërkaq, veprime të tilla konsiderohen tepër të avancuara në marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ndërkombëtare.

“Vetëm kur bëhet fjalë për shpalljen direkte të një lufte boshatis në mënyrë emergjente ambasadën tënde”, komenton me ton karakteristik në Kathimerini një diplomat me përvojë.

Kuptohet që, në situatën konkrete, luftë midis FYROM-it dhe Serbisë nuk mund të bëhet dhe diplomatët serbë u kthyen përfundimisht të enjten në Shkup, por ndërkaq, misteri vazhdon të mbetet. Presidenti Vuçiç dhe ministri i Jashtëm, Ivica Dacic, bënë fjalë për “aktivitet agjenturor tepër agresiv kundër organeve dhe institucioneve serbe, duke përfshirë edhe ambasadën e Serbisë në Shkup”.

Ndërkaq, iu shmangën shpjegimeve të mëtejshme – thanë se do ta bëjnë këtë gjë në shtatë apo në dhjetë ditët e ardhshme. As biseda telefonike midis Vuçiçit dhe Zaevit zgjidhi misterin, pasi komunikata e përbashkët e tyre nuk përmbante asnjë referim mbi çështjen në fjalë.

Çfarë ndodhi konkretisht?
Supozimet dhe skenarët po intensifikohen në Shkup dhe në Beograd, me veprimtarinë agjenturore të ndërsjelltë të marrë përmasa prej romani policor në çështjen konkrete. Një variant që diskutohet shumë është se Beogradi, me aktin diplomatik të paparë që ndërmori, synonte që të parandalojë një votë të mundshme pozitive të Shkupit, në votimin në nëntor, për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Por burim diplomatik europian në Prishtinë, informoi Kathimerininë se Kosova ka deklaruar në mënyrë zyrtare se nuk do të deponojë sivjet kanditaturë.

Gjithshtu, as mund të konsiderohet si shkak (serioz) një votim i mundshëm prej Parlamentit të ri të Shkupit lidhur kërkesën e partive shqiptare, me qëllim që të ekzistojë një dënim zyrtar prej FYROM-it mbi genocidin, që siç pretendojnë, pësuan bashkëkombësit e tyre në shekullin e kaluar prej serbëve.

Një kërkesë e tillë nuk është përfshirë përfundimisht në axhendën qeveritare të kryeministrit Zaev. Një tjetër argumentim, paraqet Beogradin si tepër të indinjuar prej nënshkrimit para pak kohësh të marrëveshjes së miqësisë midis Bullgarisë dhe FYROM-it, fakt i cili shqetëson palën serbe, e cila sheh se influenca bullgare gradualisht do të shkallëzohet në Ballkan, në dëm të

interesave të saj (Serbisë). Përsa i përket “aktivitetit agjenturor” të Shkupit apo edhe të ndonjë shteti tjetër të fuqishëm, ashtu siç aludoi Beogradi, “duke nënkuptuar SHBA-në”, nuk bëhet fjalë për zbulim sensasional. Sigurisht, lojërat agjenturore në Shkup nuk kanë munguar kurrë qysh nga themelimi i tij si shtet, dhe tani me ndeshjen e influencës së shkallëzuar midis Rusisë dhe Perëndimit, tregojnë se janë shumëfishuar.

Ishte sekretari i ambasadës serbe në Shkup, Zoran Zivelieviç, i cili ishte prezent gjatë sulmit gjakatar, fill pas zgjedhjeve, të ithtarëve të Gruevskit në Parlamentin e Shkupit, duke fotografuar madje nga shkallët e amfiteatrit të sallës, fakt të cilin e shfrytëzoi kryeministri Zaev për të pretenduar nga serbët largimin e tij prej FYROM-it, gjë që u bë realitet.

Shërbimet sekrete të SHBA-së dhe të Gjermanisë, akuzuan Gruevskin si përgjegjës për përgjimet telefonike që u publikuan, duke pasur si protagonistë vetë ish-kryeministrin dhe bashkëpunëtorët e tij në çështje korrupsioni, çështje të cilat ishin vendimtare në degradimin e figurës së tij politike.

Raporte sekrete të kreut të shërbimeve të kundërzbulimit të FYROM-it, gjeneralit Vladimir Atanasovski, vënë në dukje veprimtari agjenturore në Shkup, të cilat drejtoheshin prej ambasadës ruse.

Përfundimisht, çfarë mesazhi donin të dërgonin udhëheqësit serbë në qeverinë e re të mikut të Perëndimit, Zoran Zaev? Rrezikojnë vallë edhe interesa ekonomike, të cilat arrijnë deri në piramidën e lartë të Beogradit, ashtu siç pohojnë diplomatët që pretendojnë se njohin fare mirë prapaskenat? Këtë gjë, ndoshta nuk do ta mësojmë kurrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: