Manuel Neuer vetëm në fund të gushtit u rikthye të ishte i disponueshëm për Bayern Mynchen pas dëmtimit në shputën e këmbës së majtë që e mbajti gjatë larg fushave të lojës. Por ende pa iu gëzuar mirë këtij fakti, për gjermanin vjen një tjetër lajm i keq.

Sipas gazetës “Bild”, kampioni i botës pritet të mungojë për disa muaj. Kjo për shkak se gjatë seancës së sotme stërvitore Neuer ndjeu sërish dhimbje në këmbë dhe pas procedurave të para për të kuptuar se çfarë ekzaktësisht kishte, u njoftua se është me të vërtet keq.

Duket se tani ai do të përjetojë makthin e dytë. Një humbje e madhe për tifozët e Bayern Mynchen që nuk do t’a shohin në aksion kapitenin, por njëkohësisht edhe një dhimbje kokë për të gjithë gjermanët.

Për shkak të dëmtimit rrezikohet ndjeshëm edhe paraqitje e Neuer në kampionatin Botëror të futbollit në muajin qershor. Me gjasë 31-vjeçari do të jetë rikuperuar deri në atë kohë por forma e tij si kurrë më parë mund të mos jetë në kondicionet e duhura.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: