MAQEDONI– Shqiptarët në Maqedoni shprehen jashtëzakonisht të fyer me përmbajtjen skandaloze në pyetjet e testimit ekstern në lëndën e Edukimit Qytetar-Racizmi që iu nënshtruan sot të gjithë nxënësit në Maqedoni shkruan “ZHURNAL”.

Pas encikopledisë maqedonase që shqiptarët i prezanton si “njerëz të zbritur nga mali”, kjo është goditja më e rëndë për shqiptarët të cilët kudo në botë sipas këtij kualifikimi janë vetëm ruajtës të bagëtisë dhe asgjëherë nuk mund të bëhen inetelektualë dhe populli i qytetaruar.

Analistët për “ZHURNAL” konsiderojnë se bashkëpunëtorët maqedonas të VMRO-DPMNE-së që janë përpilues të pyetjeve janë me axhendë politike, po nxisin urrejtje ndërnacionale dhe po rrezikon marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.

Ata kërkojnë nga Qeveria, si financuese e këtij proekti, të distancohet nga përmbajtja e pyetjeve ndërsa kryeministri, Nikolla Gruevski urgjentisht t’i kërkojë falje popullit autokton shqiptar të këtyre trojeve si dhe të përmirësojë testemin ekstern duke e tërhequr nga përdorimi.

Analistët alarmojnë intelektualët shqiptarë që të ngrejnë zërin e protestës dhe të distancohen nga përmbajtja skandaloze dhe tendencioze e këtij projekti.

Pyetja eshte në gjuhen maqedonase.

“Tomçe është nxënësi më i mirë në klasë, kurse Agimin prindërit nuk e lejojnë të shkon në shkollë, pasi duhet të kujdeset për lopët në pyll.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: