SHKUP- Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se është çështje ditësh kur do të hyjë në fuqi Ligji për përdorimin e gjuhëve. Ai njëherësh i bëri apel Presidentit Gjorge Ivanov që sa më parë ta nënshkruajë ligjin për gjuhët.

“Ligji për gjuhët është votuar dhe është çështje ditësh se kur do të hyjë në fuqi. Ivanovi sigurisht e ka obligim kushtetues që ta nënshkruajë dhe bën mirë të mos hezitojë, sepse kështu ndihmon në përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të Marrëveshjes së Ohrit”, ka deklaruar Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb