Gjatë mbrëmjes së djeshme në hapësirat e Librarisë së Çarshisë filloi festivali i parë shqiptar i llojit “Stand-Up Comedy” që pasqyron një faqe të re dhe thyen rutinën e zakonshme.

Ky festival, i cili do të vazhdojë deri më 23 shkurt, u mbështet nga Ministria maqedonase e Kulturës dhe u organizua nga aktori Visar Etemi dhe Besfort Dulatahu, shkruan Atsh.

Aktorë të ndryshëm nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria argëtuan publikun shqiptar dhe festivali në tërësi dhuroi spektakël.

Hapjen e festivalit e bëri sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës në Republikën e Maqedonisë, Valmir Aziri, i cili përgëzoi nismëtarët dhe ideatorët e festivalit duke u uruar suksese në të ardhmen.

Pas përfundimit të performancës së aktorëve, Aziri mbylli festivalin duke shprehur mirënjohje për aktorët nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: