Zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE) Maja Kocijancic, ka folur për Ligjin për përdorimin e gjuhëve të miratuar në Parlamentin e Maqedonisë. Siç raporton korrespondenti i agjencisë AIM, nga Brukseli, Kocijancic ka deklaruar se Komisioni Europian pret që ligji të dërgohet në Komisionin e Venecias, siç është paralajmëruar në planin 3-6-9.

“Zbatimi i ligjit duhet të jetë sipas standardeve europiane”, thotë Kocijancic.

Ajo shtoi se, KE pret që Kuvendi të përqendrohet në reforma dhe që Maqedonia të ecë përpara me axhendën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb