SHKUP– Gjendja e sigurisë në Republikën e Maqedonisë është stabël dhe ajo mund të sigurohet vetëm nëse të gjithë së bashku e vendosin interesin shtetëror dhe të qytetarëve para interesave politike. Kështu deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë qëndrimit në Manastir. Spasovski porositi se nuk duhet të merren aktivitete kryesisht në interes të partisë sepse me atë dëmtohet shteti.

“Marrëveshja ishte gjasë për pajtim dhe çdo subjekt politik duhet thellë të jetë i përgjegjshëm se duke bërë hape kryesisht në interes të partisë, në të vërtetë bënë hapa kundër interesave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, tha Spasovski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve ministri i Punëve të Brendshme shprehu keqardhje dhe tha se ende vazhdon hetimi për incidentet e djeshme në Shkup, ku u gjet i vdekur në banesë dyzetvjeçari Kosta Kërpaç, pronar i portalit Netpress, me plagë nga armë zjarri, si dhe për plagosjen e ish-funksionarit të LSDM-së në Manastir. Ai paralajmëroi se profesionistët në MPB do ta hetojnë edhe këtë rast, pas çfarë opinioni do të informohet, transmeton Portalb.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: