MAQEDONI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Maqedoni, ku është tentuar të përdhunohet një prift. Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur në komunën e Shtipit, ku një prift ka trokitur në derën e një qytetari për të bërë shenjtërimin parafestor me ujë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Por sapo qytetari ka hapur derën e ka tërhequr priftin brenda në shtëpi dhe ka tentuar ta përdhunojë.
Përmes telefonit të tij celular, prifti ka arritur të kontaktojë policinë dhe zjarrfikësit, të cilat i kanë ardhur në ndihmë.

Dhunuesi është arrestuar dhe i është dhënë ndihmë mjekësore pasi dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga dioqeza e Bregallnicës nuk e kanë komentuar rastin, ndërkaq policia e Shtipit e ka konfirmuar zyrtarisht.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: