SHKUP– Një organizatë e ashtuquajtur “të pa-çrrënjosurit” marshoi në rrugët e kryeqytetit të Maqedonisë kundër formimit të një qeverie të re mes LSDM-së dhe BDI-së.

Protestuesit kanë kërkuar përgjegjësi nga partitë maqedonase lidhur me platformën shqiptare të cilën siç thanë e imponoi Tirana.

Ata gjithashtu promovuan edhe një platformë maqedonase. Protestuesit janë mbledhur në oborrin e Kishës katolike për të vazhduar marshin drejt përmendores së branitellave.

Kreu i organizatës Dragan Ugrinovski deklaroi se janë grumbulluar vullnetarisht për të mbrojtur Maqedoninë dhe apeloi tek mediat që të mos e etiketojnë ose ndërlidhin këtë organizatë me paritë politike.


(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: