SHKUP– Qeveria e Maqedonisë vendosi sot të dërgojë ndihma humanitare për të ndihmuar zonat e prekura nga përmbytjet në Shqipëri, shkruan “nezavisen.mk”.

”Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucione të tjera të rëndësishme janë ngarkuar që të dorëzojnë një propozim për për ndihmën lehtësuese që do të dërgojë Maqedonia për Shqipërinë”, njoftoi qeveria.

“Shirat e vazhdueshëm dhe përmbytjet sollën evakuimin e 600 familjeve në rajonet jugore të vendit”, sipas medias lokale.

“Autoritetet shqiptare kanë filluar të përllogarisin dëmet për të përcaktuar kompensimet financiare”, sipas raportimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: